Secondary Adv

Zbulohet vecoria e iOS 13.4 beta

Share on Google+

Të dhëna rreth iOS 13.4 beta sugjerojnë që Apple është duke punuar në një veçori që do t'i lejojë përdoruesit të hapin makinat e tyre përmes një Apple Watch.   

 

Sipas 9to5Mac, beta përmban referenca për një tipar të palejuar të quajtur 'CarKey' që do tu mundësojë përdoruesve të Apple Watch të hapin, mbyllin dhe të nisin makinën e tyre. 

Ky tipar do të funksiononte vetëm me makina që janë në gjendje të përdorin NFC. Të dhënat e zbuluara sugjerojnë gjithashtu se ndryshe nga Apple Pay, përdoruesit nuk do të duhet të zhbllokojnë telefonat e tyre përpara se të përdorin CarKey, që do të thotë se atyre do tu duhet vetëm të ecin drejt makinave të tyre, të tundin dorën dhe të hyjnë.

Do të funksionojë automatikisht, pa kërkuar Face ID. Apple duket se po lejon përdoruesit të ftojnë anëtarët e familjes ose persona të tjerë të besuar që të kenë akses në CarKey duke përdorur aplikacionin iOS. Kjo do të thotë që kushdo që vendos CarKey mund t'i dërgojë një personi tjetër një ftesë që lejon marrësin të hapë ose mbyllë makinën. 

Për të hapur apo mbyllur makinën e tyre përmes CarKey përdoruesit me sa duket do të duhet të tundin pajisjen e tyre përpara lexuesit të NFC të makinës për ta identifikuar atë dhe gjithashtu të përfundojnë konfigurimin duke përdorur aplikacionin. 

Ndërsa nuk ka një datë të qartë se kur CarKey do të jetë në dispozicion për përdoruesit, ai ka të ngjarë të dalë në iOS e ardhshme të Apple 13.4. Gjithashtu është e mundur që lëshimi i iOS 13.4 mund të zgjasë më shumë sesa versionet e zakonshme të programeve kompjuterike. 


Më të lexuarat